DYLON

Haziri ngushëllon familjen e veprimtarit Gani Hajrullahu

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka ndërguar një telegram ngushëllimi familjes Hajrullahu, me rastin e ndarjes nga jeta të veprmtarit të çështjes kombëtare, Gani Hajrullahu. Haziri e kujton atë si simbol të rrezistencës dhe qëndresës për lirinë e vendit të tij. Ganiu ishte nipi i heroit, Mulla Idriz Gjilani. Në telegram e Lutfi Hazirit thuhet:

“E nderuara familja Hajrullahu,

EkoHigjiena

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe nipit të heroit Mulla Idriz Gjilani, Gani Hajrullahu.

Baca Gani do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për stoicizmin dhe qëndresën e tij prej disa dekadave kundër pushtuesit shekullor.

Ai ishte simboli i rezistencës kombëtare dhe i veprimit politik për komb e atdhe. Jam krenar që isha mik i tij.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajrullahu. Qoftë i përjetshëm kujtimi për bacën Gani!”

Përndryshe, mbledhja komemorative per te ndjerin mbahet sot nëe ora 11:00, në sallen e teatrit të qytetit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.