DYLON

Haziri ngushëllon familjen Dubova, me rastin e ndarjes nga jeta të kameramanit e fotografit, Shaip Dubova

Haziri ngushëllon familjen Dubova, me rastin e ndarjes nga jeta të kameramanit e fotografit, Shaip Dubova
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit të njohur gjilanas, Shaip Dubova, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova.

“E nderuara familje Dubova,

EkoHigjiena

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Shaip Dubova.

Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit.

Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, thuhet në telegram. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.