DYLON

Haziri ngushëllon familjen Dalipi me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Ilmi Dalipi

Haziri ngushëllon familjen Dalipi me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Ilmi Dalipi
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Ilmi Dalipi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Dalipi. Ne telegram thuhet:

“E nderuara familja Dalipi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit në Gjilan, Ilmi Dalipi.

EkoHigjiena

Mësuesi Ilmi do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave, të cilët sot veprojnë në profile të ndryshme si profesionistë.

Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjithëve, por ju familje e nderuar Dalipi duhet të ndjeheni krenar sepse ai ishte ndër mësuesit e parë në Gjilan, i cili e luftoi analfabetizmin deri në frymën e fundit.

Ngushëllime familjes, kolegëve e farefisit. Gjilani është krenar me mësuesin Ilmi Dalipi. I qoftë i lehtë dheu!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.