DYLON

Haziri: Nëntë muajt e qeverisjes 2015, me sfida e progres

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve, për të diskutuar për nëntë mujorin e punës së vitit 2015.

Në takim, kryetari Haziri, pasi ka dëgjuar raportimet e të gjithë drejtorëve, ka konkluduar se nëntë muajt e qeverisjes së tij gjatë këtij viti ishin plot sfida, por që tha se e gëzon fakti që ka progres në shumë fusha, duke shtuar se ka vazhduar qeverisjen me dyer të hapura, duar të pastra dhe me një dietë të ashpër sa u përket shpenzimeve.

EkoHigjiena

Prej sukseseve më të mëdha gjatë nëntë mujorit të punës është vlerësuar ndërtimi 17-të shtëpive për familjet që kanë probleme me banim.

Kryetari Haziri tha se do të vazhdohet me këtë ritëm, derisa siç tha, “t’i nxjerrim të gjitha familjet nga gjendja e rëndë e banimit”.

Te sektori i arsimit, u tha se ka progres sa i përket ngritjes së cilësisë, e që e dëshmon edhe suksesi i nxënësve gjilanas, që gati në të gjitha garat janë kthyer me vendin e parë, të dytë ose të tretë.

Ndërkohë, mbi 200 mijë euro janë inkasuar më shumë krahasuar me vitin e kaluar nga lejet e ndërtimit në kuadër të urbanizmit, pastaj është filluar me hapjen e rrugëve në “Fiadanishte” për të vazhduar me “Monteeth” e “Livadhet e Arapit”.

Në këtë mbledhje u vlerësuan reformat në administratë, rritja e cilësisë së shërbimeve përmes avantazheve të teknologjinë infiomative, rritja e performancës, implementimi i projektit “Telework” etj.

Gjatë kësaj mbledhjeje të kryetarit Haziri me drejtorët komunalë, është vlerësuar suksesi në implementimin e katërshes së prioriteteve, ku po vazhdohet me heqjen e lloçit dhe vadave gjithandej territorit të komunës së Gjilanit.

Poashtu, janë përmendur edhe sukseset në sektorin e bujqësisë, bie fjala për rritjen e subvencioneve, dhënia e mekanizimit bujqësor, ndërtimi i rrugëve të arave, ndërkaq u paralajmërua se këto ditë pritet të fillojë shpërndarja e farës së grurit. Në mbledhje janë përmendur sukeset në shëndetësi, kadastër e gjeodezi, kulturë, rini e sport etj.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, paralajmëroi se tre muajt e fundit të këtij viti do të jenë edhe më dinamik në realizimin e projekteve për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.

Ndryshe, raporti i kryetarit Haziri për nëntë mujorin e punës do t’i dorëzohet me shkrim asambleistëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në seancën e radhës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.