DYLON

Haziri nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për dërgimin e 15 nxënësve në Gjermani për shkollim profesional

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Gjermani.

Haziri, gjatë vizitës në Republikën Bajernit, ka konkretizuar marrëveshjen e mirëkuptimit në mes të Komunës së Gjilanit, kompanisë “Wurm” dhe “Bav-Kos” për dërgimin e 15 nxënësve të shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai” në shkollim profesional prej 42 muajve në Gjermani.

EkoHigjiena

Ky memorandum është bërë falë angazhimit të z. Erdoan Idrizi, një gjilanas i cili ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në projektimin dhe ndërtimin e sistemeve alternative ripërtritëse të kaldajave për prodhimin e energjisë dhe ngrohjes përmes biomasës, e cila prodhon energji alternative.

Vlen të theksohet se ky projekt, një pjesë të prodhimit e finalizon në Gjilan. Ky është projekti më i madh ekologjik, i cili, prodhon energji nga biomasa, si mbeturinat e pyjeve, ashklave të drurit, peletit dhe lëndëve të tjera.

Gjithashtu, është prezantuar edhe projekti më i ri, i cili, bënë trajtimin e llumit të ujërave të zeza, duke prodhuar, poashtu, energji alternative dhe ngrohje dhe duke iu përmbajtur të gjitha standardeve për mos emetimin e gazrave në ambient. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.