DYLON

Haziri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me platformen për promovimin e mësimit në distance

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje me platformën inovative, Albanian Massive Open Online Courses (ALMOOC) e cila fuqizohet nga EDUonGo me seli nga shteti i Washinton-it në SHBA, me qëllim që të kontribuojë në stimulimin e mësimit dhe përvetësimin e lëndës së programimit dhe lëndëve shkencore tek nxënësit dhe shkollarët e të gjitha niveleve në Komunë.

Kryetari Haziri dhe CeO i EDUonGo njëherit dhe drejtues i platforms ALMOOC, Ridvan Aliu, firmosën këtë marrëveshje me synim të nxisin në masë sa më të madhe mësimin e programimit dhe të lendeve shkencore si,matematikë, fizikë, kimi dhe gjuhë angleze, për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri tha me këtë rast se Komuna e Gjilanit ndërmori hapin e parë në ofrimin e mundësisë së përdorimit të burimit alternativ almooc.com për nxënësit, studentët dhe të gjithë te interesuarve gjilanas.

Palët nënshkruese të këtij Memorandum Mirekuptimi u zotuan të stimulojnë mësimnxënien dhe ndermarrësine tek të rinjtë për të përgaditur të rinjtë që në një të ardhme të mundësohet veprimi i tyre në një qendër innovative.

“Jam tejet i kënaqur me cilësinë e mësimit që platforma almooc sot sjell në Komunën e Gjilanit, me mundësinë që bashkëpunimit që nxënësit gjilanas do ta kenë me komunitetin e gjerë të almooc-ut. Nuk kam pikën e dyshimit që almooc do të ketë ndikim të madh në përgatitjen sa më profesionale të nxënësve tanë dhe do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës në fushën e shkencës dhe teknologjisë”, tha me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.

Nga ana e tij, Ridvan Aliu, drejtor ekzekutiv i Almooc, u shpreh se memorandumi i firmosur me kryetarin Haziri shënon fillimin e partneritetit afatgjatë nga i cili perfitojnë të gjithë nxënësit e Komunës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.