DYLON

Haziri nënshkruan kontratat e subvencioneve me nëntë OJQ

Haziri nënshkruan kontratat e subvencioneve me nëntë OJQ
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot kontratat e subvencionimit në bazë të thirrjes publike për nëntë organizata joqeveritare që veprojnë në këtë Komunë me shërbime për kategori të ndryshme të shoqërisë.

“Është përcaktim i Komunës së Gjilanit që të punoj ngushtë me këto organizata që në baza ditore japin shërbime për persona të cilët kanë aftësi të kufizuara në zhvillim ose që janë pjesë e personave me aftësi të kufizuara. Është brengë e vazhdueshme e jona dhe do t’i mbështesim gjithmonë që ndjenja e tyre të jetë e barabartë me të gjithë ne, si pjesë e përgjegjësisë dhe jetës së barabartë në shoqëri”, ka thënë kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur gjithashtu se shumë shpejtë këto shërbime do të barten në SOS fshatin më të madh në nivel Republike, i cili tashmë ka nisur të ndërtohet në bazë të standardeve modern europiane me investim të Qeverisë së Kuvajtit në vlerë prej mbi 2 milionë dollarë.

EkoHigjiena

Për ndryshe, kontratat për subvencione nga thirrja publike me Komunën e Gjilanit i kanë nënshkruar organizatat qendra “Liria”, Qendra e Edukimit për Fëmijë me Nevoja të Veçanta, Handikos, shoqata e të shurdhërve “Anamorava”, Qendra e Kujdesit Ditor “PEMA”, Shoqata ë të Verbërve, Shoqata e të Shurdhërve, Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇk-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.