Haziri nënshkruan anëtarësimin e Gjilanit në Konventën e Kryetarëve në Parlamentin Europian
/2L ONLINE/ Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në ambientet e Parlamentit Europian në Bruksel sot zyrtarisht ka nënshkruar aktin e anëtarësimit të Komunës në Konventën e Kryetarëve të Komisionit Europian- një lëvizje europiane që përfshinë autoritetet lokale dhe rajonale.
Kryetari Haziri ka shprehur zotimin që të shkojë përtej objektivave të vendosura nga BE për vitin 2020, duke reduktuar emetimin e CO2 për 20 për qind, të paraqesë një Plan Veprimi të Energjisë së Qëndrueshme, të paraqesë një raport të zbatimit të paktën çdo të dytin vit pas dorëzimit të Planit të Veprimit për qëllime të vlerësimit, monitorimit dhe verifikimit, të organizoj Ditët e Energjisë, sikurse që do të marrë pjesë dhe të kontribuoj në konferencën vjetore të BE-së për kryetarët e Komunave për një Europë me energji të qëndrueshme.
Poashtu, anëtarësimin në Konventën e Kryetarëve e ka nënshkruar edhe Komuna e Podujevës, përkatësisht kryetari i saj, Agim Veliu.
Vlen të theksohet se anëtare të Konventës së Kryetarëve të Komisionit Europian është edhe Londra e Parisi.
Ndryshe, ky anëtarësim vjen me ndërmjetësimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës me institucionet europiane dhe me mbështetjen e organizatës gjermane GIZ / Fondi Rajonal për Zhvillim./2L ONLINE/
