DYLON

Haziri në Zvicër: Nuk ka të drejtë askush ta lë anash problemin e Kosovës Lindore

Haziri në Zvicër: Nuk ka të drejtë askush ta lë anash problemin e Kosovës Lindore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ripërëritur qëndrimin e tij se zgjidhja më e mirë do të ishte që Kosova Lindore t’i bashkangjitej Republikës së Kosovës, duke shtuar se akush nuk ka të drejtë ta lë anash këtë problem.

Këto komente kreu i Gjilanit, njëherit nënkryetar i LDK’së, i ka bërë sot në konferencën “Lugina e Preshevës dhe perspektiva e saj”, të organizuar nga SHKMT “Jehona” me seli në Zvicër.

“Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku deri në realizmin e qëllimit të fundit. Deri atëherë kur Kosova Lindore ta zgjedh problemin e vetë politikë dhe bëhet pjesë e pandashme e Republikës së vetë, Kosovës. Nuk ka te drejtë askush me e lanë anash e as me e injoru këtë problem”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi dhe ai i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Kamberi tha se interesimi i Mërgatës dhe vullneti i tyre për t’i kontribuar zhvillimeve në të ardhmen na obligon që të jemi në çdo kohë pranë tyre, ndërkaq Mustafa theksoi se pa Luginën e Preshevës, Kosova nuk është e plotë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.