DYLON

Haziri: Në vitin 2019 të gjithë nxënësit e Gjilanit do të veshin uniformë unike

Haziri: Në vitin 2019 të gjithë nxënësit e Gjilanit do të veshin uniformë unike
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Gjilan është mbajtur sot takimi i kryetarit Haziri me drejtorët e shkollave fillore, të mesme dhe ata të institucioneve parashkollore, me qëllim të bashkëbisedimit për gjendjen në përgjithësi të arsimit në këtë komunë.

Kryetari Haziri ka ritheksuar faktin se sektori i arsimit vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes, gjithnjë për ta avancuar procesin edukativo-arsimor.

“Takimi i sotëm me ju, menaxherët e shkollave, është jashtëzakonisht i nevojshëm për të paraqitur nevojat dhe kërkesat tuaja për ta rritur performancën e mësimdhënësve, e në të njejtën kohë, dalin kuadro më cilësore. Në vitin 2019 besoj shumë që nxënësit e të gjitha shkollave të Gjilanit do kenë uniformë unike. Me këtë krijohet disiplinë dhe barazi sociale”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Haziri e ka vlerësuar lartë punën e menaxherëve të shkollave për vitin shkollor që shkoi, ndërkaq ka paralajmëruar investime në të gjitha shkollat në aspektin e krijimit të hapësurave gjelbëruese e në aspekte tjera, me theks të veçantë nëBresalc, Kishnapole e Gadish.

Haziri ka theksuar sfidën e madhe që ballafaqohet Gjilani, për faktin se mbi 3 milionë euro duhet orientuar në arsim për t’i mbuluar zbraztësirat, e që i bie se 60 për qind e të hyrave komunale shkojnë për këtë sektor.

Ndërkaq, drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, pasi ka paraqitur një elaborat për gjendjen në arsim, ka thënë se me vetë faktin se Gjilani ka rritje në testin e arritshmërisë për 2 për qind dhe atë të maturës me 4.5 për qind, tregon se është rritur cilësia.

Ndër sfidat që janë paraqitur në këtë takim është gjendja demografike e rënies së numrit të nxënësve, e cila reflekton me në zvogëlimin e normave për mësimdhënësit, hartimi i projektit ideor, analiza dhe parapërgatitjet për shkollat për mësim tërë ditor etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.