DYLON

Haziri: Në vitin 2018 do ta ndërtojmë shtëpinë për pensionistët e Gjilanit

Haziri: Në vitin 2018 do ta ndërtojmë shtëpinë për pensionistët e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari aktual dhe kandidati i LDK’së edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka takuar sot Shoqatën e Pensionistëve, ku është pritur nga kryetari Metush Dubova dhe anëtarët e saj.

Kryetari i Shoqatës, Metush Dubova, ka thënë se kryetari Haziri i ka mbështetur me subvencione duke iu krijuar kushte më të mira.

Ndërsa, kryetari Haziri ka dhënë zotimin se në vitin e ardhshëm do ta ndërtojë shtëpinë e re për pensionistët sipas standardeve.

EkoHigjiena

“Do të vazhdojmë me mbështetje financiare për pensionistët gjilanas. Në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë shtëpinë e mbrojtur për pensionistët, e cila është sipas standardeve europiane dhe mjetet i kemi siguruar nga Qeveria e Kuvajtit. Ju keni kontribuar shumë dhe këtë Gjilan e kemi nga puna e juaj, prandaj ju falënderoj shumë”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.