DYLON

Haziri: Në tetor funksionalizohet ujësjellësi në Bresalc, Ponesh, Zhegoc, Muhaxherët e Livoqit, Lladovë, Vrapçiq e Verbicë të​ Kmetocit

Haziri: Në tetor funksionalizohet ujësjellësi në Bresalc, Ponesh, Zhegoc, Muhaxherët e Livoqit, Lladovë, Vrapçiq e Verbicë të​ Kmetocit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit është në përmbyllje të programit të shtrirjes së ujësjellësit në fshatrat e mbetura pa të, thonë drejtuesit e komunës së Gjilanit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në tetor do të funksionalizohet ujësjellësi në Bresalc, Ponesh, Zhegoc, Muhaxherët e Livoqit, Lladovë, Vrapçiq, Verbicë e Kmetocit dhe anën e djathtë të Rrugës Qarkore.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se është i lumtur që po e përmbyllin programin e madh për t’i bërë me ujë të pijshëm të gjithë qytetarët e Gjilanit, në qytet dhe fshatra.

“Jam shumë i lumtur që po e përmbyllim sivjet programin jetik – për me pasë ujë t’pijshëm secili. Janë funksionalizuar ujësjellësit nëpër të gjitha fshatrat dhe lagjet përpos në Bresalc, Ponesh, Zhegoc, Muhaxherët e Livoqit, Lladovë, Vrapçiq, Verbicë e Kmetocit dhe ana e djathtë e Rrugës Qarkore dhe për funksionalizimin e tyre është nënshkruar memorandum mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit, CDC dhe KRU Hidromorava, në qershor. Funksionalizimi i ujësjellësve për këto fshatra të mbetura përfundon në muajin tetor”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.