DYLON

Haziri: Në programin tim vend të rëndësishëm zë edhe sporti

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka është takuar sot me drejtuesit e Klubit Hendbollistik “Zhegra”, të kryesuar nga Bajram Isufi.

Gjatë takimit, Isufi ka shpalosur sukeseset dhe sfidat që e kanë përcjellur klubin që nga themelimi.

EkoHigjiena

Në emër të kryesisë së KH “Zhegra” ju urojmë për marrjen e postit të kryetarit. Klubi ynë ka pasur rezultate të shkëlqyeshme, përkundër problemeve siç është mungesa e një salle të edukatës fizike, udhëtimi katër herë në javë Zhegër-Gjilan etj. Jemi në mesin e klubeve më të mira në vend. Si junior jemi kampion në Kosovë, i kemi pesë reprezentues dhe shpresojmë në përkrahjen tuaj”, ka thënë kryetari i KH “Zhegra”, Bajram Isufi.

Nga ana e tij, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në programin vend të rëndësishëm zë edhe sporti gjilanas, ndërsa do ta ndihmojë edhe këtë klub aq sa lejojnë mundësitë buxhetore.

“Së pari ju uroj për suksesin tuaj dhe që jeni kaq të organizuar. Në programin tim komunal vend të rëndësishëm zë edhe sektori i sportit. Do t’ju mbështesim aq sa na lejojnë mundësitë buxhetore. Tashm jemi duke i shkurtuar shpenzimet. Do ta keni përkrahjen time të plotë”, është shprehur gjatë takimit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.