DYLON

Haziri: Ne po luftojmë me të panjohurën, mos i rrezikon fëmijët, familjen, lagjen e qytetin tuaj #rriNshpi

Haziri: Ne po luftojmë me të panjohurën, mos i rrezikon fëmijët, familjen, lagjen e qytetin tuaj #rriNshpi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimin në facebook ka konfirmuar tri rastet e reja me COVID – 19, në këtë komunë.

Haziri tha se prej mostrave të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe tre raste të reja janë konfirmuar me #Covid19 në Gjilan, derisa shtatë persona kanë rezultuar negativ.

Bëhet fjalë për dy bashkëqytetarë që punojnë në Bondsteel Camp, ndërkaq rasti tjetër është bashkëshortja e N.I. Pra, dy raste nga qyteti dhe tjetri nga Lladova.

EkoHigjiena

Lajmi i mirë është se prej 21 rasteve nga numri total, 14 trajtohen të shëruar plotësisht, derisa shtatë janë me infeksion.

Ne po luftojmë me të panjohurën. Mos i rrezikon fëmijët, familjen, lagjen e qytetin tuaj. #rriNshpi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.