DYLON

Haziri: Ne jemi vet Republika, e duam dhe e ndërtojmë çdo ditë, LDK është e madhe!

Haziri: Ne jemi vet Republika, e duam dhe e ndërtojmë çdo ditë, LDK është e madhe!
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se Meqë jemi në prag të fillimit të fushatës zyrtare elektorale, është e kuptueshme që të nxehet pak ambienti politik, por shpreson që nuk do të eskalojë në fushatë denigruese e poshtëruese mes nesh.

“Si LDK, jemi mësuar me goditje të ulëta sepse është Rugovizmi ai i cili u pengon kundërshtarëve politikë, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila i është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike. Ata e kanë synim dobësimin e LDK’së”, ka shkruar Haziri në profilin e tij,

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

Meqë jemi në prag të fillimit të fushatës zyrtare elektorale, është e kuptueshme që të nxehet pak ambienti politik, por shpresoj që nuk do të eskalojë në fushatë denigruese e poshtëruese mes nesh.

Si LDK, jemi mësuar me goditje të ulëta sepse është Rugovizmi ai i cili u pengon kundërshtarëve politikë, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila i është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike. Ata e kanë synim dobësimin e LDK’së.

Fatkeqësisht, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin dhe politika e njerëzve që Demaçit ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK’së, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë.

Ashtu siç ne besojmë në Rugovën, ata besojnë në Demaçin. E duam Bacin për rezistencën e tij, mirëpo nuk kanë të drejtë të na luftojnë në emër të tij, por në emër të të majtës së tyre, të kuqes së tyre.

Ne jemi vet Republika. E duam dhe e ndërtojmë çdo ditë. LDK është e madhe!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.