DYLON

Haziri: Në Gjilan kemi vendosur barazi sociale dhe barazi në investime, në qytet dhe fshatra

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qindra qytetarë të interesuar kanë marrë pjesë sot në takimin e madh publik të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi haziri dhe bashkëpunëtorëve të tij, që është i 19-ti për dy vite e gjysmë qeverisje, përshirë edhe debatet për buxhetin dhe debatet tjera nëpër lokalitete. Duke folur për punën gjatë këtij viti dhe dy viteve tjera, kryetari Haziri tha se qeverisjen e tij e ka karakterizuar që nga fillimi disiplina e ashpër buxhetore, qeverisja e përgjegjshme me dyer të hapura dhe duar të pastra.

“Disiplina në punë, ka bërë që të shumë shtete të Europës dhe SHBA të investojnë miliona në Gjilan. Mos harroni, Kosova e i 38 komuna, ndërkaq Ballkani perëndimor i ka 3000 Komuna dhe të përzgjidhet Gjilani për investime në këtë konkurrencë, është punë e madhe”, tha Haziri.
Kryesorja, sipas Hazirit, në Gjilan është vendosur barazi sociale dhe barazi në investime në qytet dhe fshatra.

EkoHigjiena

“Me këtë logjikë të punës, ne kemi vendosur standard të ri në Kosovë”, tha ai, duke vazhduar të flasë për investimet e mëdha, që sipas tij kanë ndodhur gjatë kohës së qeverisjes nën udhëheqjen e tij.

“Në partneritet me SHBA-të, ka nisur ndërtimi i çerdhës në “Dardani”, ndërtimi i shkollës në Ponesh dhe rruga e Livoçit. Në partneritet me Qeverinë e e Gjermanisë, kemi realizuar projekte shumë të rëndësishme për arsimin gjilanas, derisa me bashkëpunim me qeverinë e Turqisë, është zhvilluar sektori i bujqësisë duke i subvencionuar bujqit me të gjitha kapacitetet”, ka thënë Haziri.

Në debat kanë kontribuar me pyetje dhe rekomandime: Shemsedin Elezi, Rabit Pajaziti, Fehmi Ramabaja, Musli Matoshi, Ruzhdi Selimi, Demush Vokshi, Fadil Ibrahimi, Islam Rashiti, Kushtrim Ibrahimi, Zajenullah Sherifi, Qahir Halili e Rexhep Ajvazi, të cilët kanë marrë përgjigjet e të parit të Gjilanit.

Ai ka përmenjdur edhe ndërtimin e parkut në “Dardani”, si një projekt të rëndëishëm, i cili është realizuar në partneritet me Komisionin Europian, sikurse edhe projektin për bashkëpunim ndërkufitar, përmes të cilit kanë përfituar grante 28 zejtarë, dhe dhjetëra të tjerë kanë përfituar nga trajnimet e ndryshme.

Gjatë takimit të madh publik, i cili është organizuar në sallën e teatrit të qytetit, i pari i gjilanasve ka deklaruar se me investimet e qeverisë së Austrisë, të cilat kapin shumë e mbi 13.5 milionë euro, do të ndërtohet përfundimisht shtrati i lumit “Mirusha”, lumit “Stanishorka”, sikurse edhe rrjetit kryesor të kanalizimit në qytet.

“Realizimi i këtij projekti besojmë shumë që fillon në verën e vonshme dhe domethënë që përfundimisht e heqim lloçin dhe vadat brenda këtij mandate qeverisës”, ka thënë Haziri.

Sa i përket sektorit të arsimit, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri është shprehur se jemi komuna e parë me notë mesatare më të suksesshme të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ndërkaq ka përmendur edhe projektin shumë të rëndësishëm, atë të kampusit të shkollave të memse.

“114 nxënës kanë sjellë vendin e parë, të dytë ose të tretë në garat kombëtare e ndërkombëtare. Ata na kanë bërë krenarë
dhe meritojnë t’i përkrahim me të gjitha kapcitetet tona”, tha.

Kryetari Haziri ka folur para qytetarëve edhe për projetin e madh të banimit social, ku tha se deri tash janë ndërtuar 28 shtëpi për familjet në nevojë me kontributet e njerëzve të vullnetit të mirë, po bëhen pagesa të qirave për 40 familje, derisa theksoi se javë më parë ka nisur edhe projekti për renozimin e 37 shtëpive sipas kërkesave të qytetarëve.

Për objektivë, kryetari i Gjilanit se ka ndërtimin e çerdhes në lagjen “Arbëria, ndërtimin e çerdhes në qendër të qytetit, vazhdimin e katërshes infrastrukturore, ndërtiminn e hyrje-daljeve të Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan Ferizaj, fillimin e ndërtimit të “Rrugës së Kumanovës”, etj.

Përndryshe, takimi i sotëm publik i kryetari të Komunës së Gjilanit është transmetuar drejtpërdrejt në radiot lokale. /2L ONLINE/