(2LONLINE) – Kreu LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh kandidatë për kryetar komune ka thënë se ditëve të fundit në Gjilan është rikthyer logjika e ndërmjetësuesit, epitet ky me të cilin ai e quajti kryeministri ne vendit, për të thënë se ndërmjetësuesi ka ardhur në Gjilan ta ndihmoj kandidatin për kryetar të PDK-së për të kërkuar vota. “Është logjika e vjetër, mënyra e vjetër, për të vazhduar kontaktin me qytetarët e Gjilanit, duke e ndërmjetësuar i pari i qeverisë, suita e tij, klani i tij politik dhe aq më keq, kanë filluar të shantazojnë publikisht, të kërcënojnë, dhe ky lloj shantazhi dhe kërcenimi prej skutave që janë takuar ditëve të fundit po kalon tek qytetarët”, ka thënë Haziri.
“Edhe më herët e kam bërë publike, edhe tash po e them që qytetarët e Gjilanit nuk e durojnë ndërmjetësimin, kërkesën e votave as përmes të parit të qeverisë, as përmes bodigardëve të ndryshëm që sillen si hije nëpër Gjilan. Nuk është mirë që në këtë faze, kur qytetari duhet të reflektojë angazhimet për daljen me 1 dhjetor, t’i kërkohet letërnjoftimi që të fotokopjohet, të kushtëzohet për ndërtimin e një rruge, të vazhdoj të kushtëzohet për rregullimin e një trotuari apo e një asistencë, e cila, është pjesë e detyrave të komunës dhe pjesë e detyrave të qeverisë”, ka thënë Haziri.
Sipas tij, në Gjilan është larguar frika, dhe shantazhi nuk ka vend. Gjilanasit nuk i frikësohen listave, nuk i frikësohen fotokopjeve të letërnjoftimeve dhe kërcënimeve, që vijnë nga hijet nëpër Gjilan.
“Nuk i frikësohen, sepse me 3 nëntor e kanë hudhur anash frikën. Në mënyrë plebishitare, gjilanasit kanë vendosur se si do të duket Gjilani në katër vitet e ardhshme. Nuk po e lidhi vetëm me fitoren e madhe të LDK-së, por po e lidhi me fitoren e përbashkët të LDK-së dhe të qytetarëve të Gjilanit. Në Gjilan nuk ka humbës. Secili që është përfaqësuar në Asamblenë Komunale, është fitues për aq sa qytetari e ka mbështetur. Secili që ka pasur mundësi të konkuroj dhe të kandidoj është fitues”, ka thënë Haziri.
Sipas tij, kohëve të fundit, i kanë gjetur disa metoda të pushtetit në ikje, duke i shantazhuar qytetarët si në Cërnicë, për ndërtimin e një rruge, ku u janë kërkuar fotokopjet e letërnjoftimeve, gjithashtu në lagjen Dardania, pastaj në Kmetovc, si dhe për ndërtimin e rrugëve dhe trotuarave nëpër qytet, ku po u kërkohen lista familjarëve, shërbyesëve civil, ndërmarjeve komunale, ndërrmarjeve publike poashtu.
“Kjo metodë e vjetër e sjellur ne Gjilan, nuk i bënë punë askujt, nuk i bënë nderë askujt dhe nuk do të duhej të aplikohej, sepse ajo që ne e kemi thënë është që ckado ua ofrojnë, merreni, dhe ckado që u thonë, reagoni pozitivisht, por votën mos ua jepni. Kjo ka ndodhur në Gjilan me 3 nëntor, do të ndodhë edhe me 1 dhjetor”, ka thënë haziri, për të shtuar se ftesa e tij publike është që të ndalet kjo mënyrë e hargjjimit të parasë publike.
Ai tha se nuk ka të drejtë që kujdestari i komunës (Qemajl Mustafa v.j), në këtë faze, kur qyteti i Gjilanit ka kryetar të zgjedhur, dhe kur pritet rikonfirmimi me 1 dhjetor, të hargjoj paranë publike.
Ai tha se për LDK-në, prej 3 nëntorit, do të llogaritet keqpërdorim i parasë publike, sepse ligji është i qartë që prej momentit kur dekretohen zgjedhjet dhe hyhet në proces zgjedhor, askush nuk ka të drejtë të bëjë hargjime buxhetore që ka impakt zgjedhor dhe implikime zgjedhore.
“Ne e ftojmë prokurorinë dhe policinë e shtetit, që të merren me mënyrën se si po menaxhohet buxheti: Kur është shpallur oferta publike?! Kur është shpallur tenderi publik?! Kush janë kompanitë që po ftohen në kuotizim të punojnë?! Cila është mënyra ligjore e angazhimit të realizimit të këtyre punëve dhe cila është zyra që po i menaxhon këto projekte”, ka thënë Haziri.
Sipas tij, futja dhe rrëshqitja e Gjilanit në mënyrë jo ligjore e realizimit të programeve dhe të projekteve të fundit, për të atraktuar zgjedhës, është futje në borxhe edhe më të thella, ndërsa mënyra është jo ligjore.
“Prokuroria e shtetit e ka për detyrë të parë që të filloj të hetoj cdo lloj programi që po implementohet, cdo lloj trotuari që po hapet dhe cdo lloj rruge që po ndërtohet sado centimetra që është ajo, e që po shihet se cfar kualiteti ka. Keqpërdorimi i parasë publike në këtë kohë dhe në këtë mënyrë është i dhimshëm. Ato mjete janë të qytetarëve, ai buxhet është i qytetarëve dhe përkundër që jemi në fundvit, nuk ka asnjë arsye që në mënyrë të tillë, me ngutje dhe me oferta elektorale, të hargjoj mjetet buxhetore” ka thënë Haziri.
Ai i ka ftuar shërbyesit civil, punëtorët e administratës së shtetit, sic janë arsimi, shëndetësia, prokuroria dhe policia, të gjithë ta kryejnë punën e vet sipas ligjit, në mënyrë që Gjilani ta ruaj normalitetin, funksionalitetin dhe shërbimin ndaj qytetarëve të Gjilanit, në këtë kohë që kryetari pritet të rikonfirmohet me 1 dhjetor.
Haziri tha se për LDK-në në Gjilan, nuk ka dhe nuk do të ketë gjuhë tjetër, pos gjuhë afruese, gjuhë bashkëpunimi dhe kooperimi. Për ne të gjithë gjilanasit janë fitues, të gjitha grupet politike janë fituese, të gjithë ata njerëz që kanë perfaqeësim janë fitues.
“Ne i kemi vazhduar falënderimet ndaj qytetarëve me vizitat në terren, kontaktet me grupet e interesave, me iniciativat qytetare dhe me partitë politike. Deri tash, LDK-në e mbështetsin disa nga iniciativat qytetare. Këto ditë presim që të formalizohen edhe mbështetjet nga grupet politike.
Me rëndësi për ne është që Gjilani ta ketë mundësinë që 4 vitet e ardhshme, bashkarisht dhe nën udhëheqjen e LDK-së, të zhvillohet, të transformohet, të reformohet dhë të bëhët vend për të gjithë njerëzit që jetojnë këtu”, ka thënë Lutfi haziri, kreu i LDk-së së gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar në garën e balotazhit. /2lonline/