DYLON

Haziri: Në Ditën e Europës, pushteti maqedonas po tregon se është larg objektivave të Europës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri duke reaguar ndaj situatës në Kumanovë ka thënë ndër tjerash se represioni maqedonas ndaj shqiptarëve të Kumanovës së Karadakut, me ç’rast rezultoi edhe me viktima, është i papranueshëm dhe si i tillë i dënueshëm. “Pushteti maqedonas u korit pikërisht në Ditën e Europës!”, ka thënë Haziri.

Ja postim i plotë i Hazirit ne Fb.

EkoHigjiena

“Në Ditën e Europës, pushteti maqedonas po tregon se është larg objektivave të Europës. Represioni maqedonas ndaj shqiptarëve të Kumanovës së Karadakut, me ç’rast rezultoi edhe me viktima, është i papranueshëm dhe si i tillë i dënueshëm. Në përputhje me gjendjen e atjeshme, kam thirrur me urgjencë Këshillin e Lartë të menaxhimit të situatës të Komunës së Gjilanit. Kam marrë veprimet institucionale për përballimin e çdo situate për t’i dalë në mbështetje dhe përkrahje popullatës shqiptare, e viktimave eventuale si pasojë e represionit të forcave maqedonase. Apeloj për qetësi dhe ndaljen e çdo forme të represionit. Pushteti maqedonas u korit pikërisht në Ditën e Europës! LH” /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.