DYLON

Haziri në Ditën e Çlirimit: Gjilani nderon deri në gjunjëzim veprën heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit

Haziri në Ditën e Çlirimit: Gjilani nderon deri në gjunjëzim veprën heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit
Avatar photo Redaksia

Për nder të 15 qershorit, Ditës së Çlirimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Haziri ka thënë se Gjilani nderon deri në gjunjëzim veprën heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit.

EkoHigjiena

“Uroj këtë ditë të bardhë të lirisë së Gjilanit. Këto ditë janë të mbushuara me aktivitete në kushte pandemie. Komuna e Gjilanit, nderon në mënyrë ceremoniale deri në gjunjëzim veprën heroike të dëshmorëve, heronjtve, e martirëve të kombit, të cilët sakrifikuan për këtë ditë të bardhë të lirisë.  Urime 15 qershori, Dita e Çlirimit”, ka thënë Haziri.

Gjatë ditës është paraparë ndarja e mirënjohjeve për udëheheqësit e institucioneve shëndetësore të cilët kanë qenë në ballë të luftës kundër COVID-19, për Gardën e Iowa dhe për disa pronarë të disa kompanive të njohura në Gjilan.

Ndërkohë, gjatë ditës do të shpaloset Murali i Lirisë para Zyrës së Kryetarit, për të vazhduar me ekspozitën te Muzeu i Qytetit (13:00). /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.