DYLON

Haziri në ”Dardani”: Po e ruajmë kuletën e popullit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët komunal, ka mbajtur mbrëmë një debat publik me qytetarët e lagjes ”Dardania”.

Në hapjen e debatit, kreytari Haziri tha se do të vazhdoj të mbaj takime publike lagje më lagje sepse, sipas tij, vetëm një takim i obliguar që u mbajt në teatër, është i pamjaftueshëm.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka përmendur të arriturat gjatë kësaj periudhe qeverisëse, duke aplikuar dietën e ashpër buxhetore, dhe në këtë mënyrë, tha ai, po e ruajmë kuletën e popullit.

”E kemi kthyer disiplinën në punë, pastaj dieta e ashpër fiskale po vazhdon, nuk ka shpenzime në ushqime dhe kategori tjera. Duke kursyer në këtë aspekt, ne po realizojmë investime dhe po e ruajmë kuletën e popullit”, tha kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit ëshët shprehur se në lagjen ”Dardania” është investuar me të gjitha kapacitetet në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit e ndriçimit publik, pastaj investimet në shkollën fillore ”Selami Hallaqi” dhe të tjera.

Ai ka paralajmëruar se së shpejti pritet të nis ndërtimi i çerdhës në këtë lagje, ku pritet të jetë bashkëfinancim i Komunës me USAID-in, pastaj projekti i fituar nga ”Kosova e Bukur” i parkut me hapërsira rekreative në këtë lagje, në të cilin pritet të punësohen mbi 60 persona në bashkëpunim me Qendrën e Punësimit.

I pari i Komunës tha poashtu se gjatë ditëve në vijim në ”Dardani” pritet të nis edhe ndërtimi kanalizimit në rrugën ”15 qershori”, sikurse edhe pilot-projekti për ndarjen e mbeturinave që janë të riciklueshme, e që do të realizohet në bashkëpunim me GIZ.

Më pas, kryetari Haziri dhe bashkëpunëtorët u janë përgjigjur pyetjeve dhe interesimeve të qytetarëve si: Sahit Hyseni, Edoni Rexhepi, Sabri Shkodra, Isuf Rexhepi, Bexhet Ismajli etj., të cilët, kryesisht, e paraqitën si shqetësim zhurmën që krijojnë kafiteritë.

Kreu i Komunës tha se ka nënshkruar urdhërin ekzekutiv për këtë çështje, duke theksuar se do të ketë zero tolerancë sa i përket zhurmës që krijojnë kafiteritë dhe do t’u konfikohen pajisjet.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, do të vazhdojnë takimet publike me qytetarët edhe në lagjet tjera dhe në fshatra./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.