DYLON

Haziri: Në 3 mijë votat e para të numëruara për LDK-në 40 për qind

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Dega në Gjilan, Lutfi Haziri tha se referuar rezultateve të para që i kanë arritur Shtabit Zgjedhor të këtij subjekti politik, nga 3000 votat e para të numëruar, LDK prin bindshëm me 40 për qind karshi partive tjera

Haziri ka thënë se referuar zgjedhjeve nacionale të vitit 2010, tani kemi për një mijë votues më shumë, përkatësisht për të votuar kanë dal tani mbi 45 për qind e qytetarvëe me të drejt vote .

EkoHigjiena

Përndryshe, Haziri ka thënë se fillimi për LDK-në është i mirë dhe u shpreh i bindur se në këtë frymë edhe do të vazhdojë tutje deri në fund, ngase mostrat e këtij fillimi janë të mira. Bile këto mostra në këta tre mijë vota për të cilat i kanë rezultat nuk janë vota të bastioneve të LDK-së nëpër fshatra, por anë nga vendvotimet e ndryshme si nga fshati, si nga qyteti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.