DYLON

Haziri: Ndërtimi i rrugës Kllokot-Gjilan, i jep dimension zhvillimor Anamoravës

Haziri: Ndërtimi i rrugës Kllokot-Gjilan, i jep dimension zhvillimor Anamoravës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ceremoninë e hapjes së punimeve të ndërtimit të rrugës Kllokot-Gjilan, ka thënë se ky projekt i madh i jep dimension zhvillimor kësaj pjese të Anamoravës.

“Jam i lumtur që brenda një muaji po e fillojmë projektin e dytë të asksit të rrugëve në lindje të Kosovës. Pas rrugës Gjilan-Prishtinë, sot po e fillojmë ndërtimin e rrugës Kllokot Gjilan, e cila ka impakt të madh dhe i jep dimension zhvillimor komunave të Anamoravës. Mbështetja e Qeverisë në për neve është kritike në zhvillim, jo vetëm në infratrukturë, por edhe në zhvillim në përgjithësi> Faleminderit kryeministrit Hoti për mbështetjen”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit pohoi se po bashkëpunojnë në mënyrën më të mirë në rrafshin regjional, derisa në projekte, BERZH është bërë partneri më i madh në Qeverinë e Kosovës.

EkoHigjiena

“Përpos kolektorëve të ujërave të zeza në gjatësi prej 40 kilometra dhe impiantit, tashmë edhe rrugët po ndërtohen rrugët bashkërisht”, ka shtuar Haziri, teksa ka shtuar se bashkë me

kryetarin e Vititsë, Sokol Haliti, do t’i ndërtojnë rrugët, Ballancë-Kravaricë dhe Letnicë-Stançiq, për t’i dhënë dimension bashkëpunimit lokal, në kuadër të investimeve publike.

Ne ceremoninë e fillimit të punimeve, ka marrë pjesë edhe kryeministri, Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, sikurs edhe përfaqësues të Komunës së Kllokotit e Ministrisë së Pushtetit Lokal./2LONLINE.com/