DYLON

Haziri nderon me mirënjohje Shemsedin Pirën, Mehmetali Behlulin, Alush Kadriun, Fatmir Shurdhanin, Tefik Mustafën, Pajazit Isufin, e Shoqatën Pogragja

Haziri nderon me mirënjohje Shemsedin Pirën, Mehmetali Behlulin, Alush Kadriun, Fatmir Shurdhanin, Tefik Mustafën, Pajazit Isufin, e Shoqatën Pogragja
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar sot me mirënjohje personalitete të ndryshme të cilët kanë bërë shumë për Gjilanin dhe Republikën.

Kreu i Gjilanit ka nderuar me mirënjohje Dr. Sc Shemsedin Pira, në nderim gatishmërisë dhe kurajos profesionale, e në veçanti për kontributin e tij në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individëve në misionin fisnik të avokatisë.

EkoHigjiena

Dëshmori Mehmetali Behluli është nderuar me mirënjohje post-mortum, në nderim të kontributit të dhënë për kauzën kombëtare dhe sakrificën deri në flijim për lirinë e vendit.

Hafëz Alush Kadriu është nderuar e mirënjohje në nderim të kontributit të vazhdueshëm dhënë në të mirë të vendit, e ne veçanti për shërbim shembull gjatë kohës së okupimit.

Fatmir Shurdhani është nderuar me mirënjohje në nderim të angazhimit dhe kontributit të dhënë në organizimin dhe mbështetjen e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Pajazit Isufi është nderuar me mirënjohje post-mortum, në nderim të kontributit të vazhdueshëm dhënë në dobi të komunitetit.

Tefik Mustafa është nderuar me mirënjohje post-mortum, në nderim të kontributit të dhënë për Liri, Pavarësi dhe Demokraci të vendit.

Ndërkaq, kreu i Gjilanit, ka ndarë mirënjohje edhe për shoqatën Pogragja me seli në Zvicër, në nderim të kontributit të vazhdueshë dhënë në dobi të komunitetit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.