DYLON

Haziri nderon me mirënjohje komandantin e ekipit të KFOR-it turk, Emrah Yildirim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim lamtumirës komandantin e ekipit të KFOR-it turk në Gjilan, Emrah Yildirim, i cili e ka përfunduar misionin në Gjilan, ndërsa në takim ka qenë prezent edhe komandanti i ri i këtij ekipi, Mehmet Kapllan.

Kryetari Haziri i ka dhënë mirënjohje z. Yildirim për shërbim në sigurinë e qytetarëve të Gjilanit në kuadër të misionit në NATO/KFOR, ndërkaq është zotuar se do të vazhdoj bashkëpunim e mirë edhe me komandantin e ri z. Kapllan.

EkoHigjiena

Komandanti në shkuarje i ekipit të KFOR-it turk në Gjilan, Emrah Yildirim, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e mirë që ka treguar në të mirë të sigurisë së qytetarëve të Gjilanit.

Edhe komandanti i ri i ekipit të KFOR-it turk në Gjilan, Mehmet Kapllan, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe zotimin për bashkëpunim të mirë mes Komunës dhe KFOR-it turk./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.