DYLON

Haziri nderon me mirënjohje Gardën e Iowa, bartësit e institucioneve shëndetësore, pronarë të kompanive…

Haziri nderon me mirënjohje Gardën e Iowa, bartësit e institucioneve shëndetësore, pronarë të kompanive…
Avatar photo Redaksia

Në Ditën e Çlirimit të Gjilanit, kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, e ka nderuar me mirënjohje Gardën e Iowa (SHBA), udhëheqësit e institucioneve shëndetësore dhe pronarë të disa kompanive.

“Në këtë ditë të veçantë të Gjilanit, ka qenë në nderin tim që t’i nderoj me mirënjohje bartësit e institucioneve shëndetësore, Gardën e Iowa dhe pronarë të disa kompanive të njohura. Ju falëmnderit të gjithë për punën e madhe që keni bërë kundër përhapjes së COVID-19 dhe për angazhimin për të mirën e përgjithshme”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Mirënjohjet që kreu i Gjilanit i ndau në Ditën e Çlirimit janë si vijon:

Iowa National Guard (USA) – Për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës dhe rajtjen e paqes

Rexhep Kadriu, ish-nënkryetar dhe ish-zëvendësministër – Në nderim të kontributit të dhënë në zhvillimin e Gjilanit

Naim ef Aliu (KBI) – Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19

Dr. Ajhane Gashi Sefiu (QRSHP) – Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19

Dr. Ukshin Ismaili (SPGJ) – Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19

​Dr. Arbenita Hajdari (QKMF) – Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19

Ilmi Shala (Kryqi i Kuq) – Në nderim të kontributit të gjithëmbarshëm e në veçanti për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID-19

The Bdridge – Në nderim të bashkëpunimi në programe komunitare

Rotary Club Gjilani – Në nderim të bashkëpunimit në programe zhvillimore komunale

Ibrahim Krivaça (Albimi)– Në nderim të bashkëpunimit në programe zhvillimore komunale

Ismet Haziri (Globi) – Në nderim të bashkëpunimit në programe zhvillimore komunale

Valon Murseli (Bashkëpronar i KF Drita) – Në nderim të kontributit në zhvillimin e sportit

Florim Zuka (Pronar i SC Gjilani) – Në nderim të kontributit në zhvillimin e sportit /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.