DYLON

Haziri nderon me mirënjohje aktorët Adriana Matoshi dhe Fatmir Spahiu-Bufi

Haziri nderon me mirënjohje aktorët Adriana Matoshi dhe Fatmir Spahiu-Bufi
Avatar photo Redaksia

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, në kuadër të shënimit të ditëve të clirimit, ka nderuar me mirënjohje aktorët Adriana Matoshi dhe Fatmir Spahiu, të cilët po shkelqejnë në arenën ndërkombëtarë.

Adriana Matoshi, e cila është shpallur aktorja më e mirë në festivalin “See A Paris” në Francë për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës, ka thënë se ndihet e nderuar dhe e privilegjuar me mirënjohjen.

Ajo ka kujtuar në këtë aktivitet kohën e saj që nga lojërat e saj si fëmijë, angazhimin në role të ndryshme në Teatër, pastaj edhe si menaxhere e Teatrit të Qytetit dikur.

EkoHigjiena

Ajo, njëkohësisht, ka përgazuar kryetarin Haziri për angazhimin që është duke bërë në vazhdimësi në sektorin e investimeve në përgjithësi dhe vecanërisht në sektorin e kulturës që Gjilanit me mbështetjen e tij i ka dhënë emër dhe frymë kulturës në përgjithësi.

Aktori Fatmir Spahiu, i cili është producent i filmit “Nëntori i Ftohtë”, e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për kujdesin e vecantë që e shfaqë për aktorët në përgjithësi dhe kulturën, duke i mbështetur në të gjitha projektet.

Këtë ngjarje e kanë përshëndetur edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani dhe drejtori i Teatrit të Qytetit, Erson Zymberi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.