DYLON

Haziri nderohet me diplomën “Pllaka e nderit” nga Akademia Europiane e Arteve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Akademia Europiane e Arteve me seli në Paris ia ka ndarë diplomën “Pllaka e nderit” kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për arritjet në fushën e kulturës edhe  sa ishte ministër i Kulturës, por edhe si promotor i shumë zhvillimeve në Kosovë.

Çmimin ia ka ndarë piktori Jetullah Haliti, i cili është kryetar i seksionit shqiptar të Akademisë Europiane të Arteve me seli në Paris.

EkoHigjiena

“Është nderë i veçantë, jo vetëm për kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri, por për tërë Kosovën dhe kombin shqiptarë, që Europa po na pranon në art, letërsi e kulturë në përgjithësi. Kryetari ynë i nderuar ka dhënë kontribut në shumë nivele, edhe si ministër i Kulturës, si lider e njëherit si promotor i shumë lëvizjeve në Kosovë”, ka thënë me ketë rast z. Jetullah Haliti.

Kryetari Haziri ka falënderuar z. Haliti për ndarjen e çmimit, duke thënë se është shumë i lumtur që është nderuar me diplomën “Pllaka e nderit” nga Akademia Europiane e Arteve, me të cilën më parë është nderuar edhe Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Akademia Europiane e Arteve është institucion jashtëzakonisht kredibil dhe i respektuar në Europë e në botë. E falënderoj këtë institucion për këtë nderë që ma kanë bërë dhe jam shumë i lumtur që e marrë këtë diplomë pas presidentit Ibrahim Rugova. Ky çmim është nderë dhe në të njejtën kohë edhe përgjegjësi më e madhe për mua”, ka thënë kryetari Haziri. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.