DYLON

Haziri ndan mirënjohje Post Mortum për ish-kryetarët e Gjilanit dhe çlirimtarët

Haziri ndan mirënjohje Post Mortum për ish-kryetarët e Gjilanit dhe çlirimtarët
Avatar photo Redaksia

Për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje Post Mortum ish – krytarët e Gjilanit, Faik Haziri, Milaim Zeqiri, Bejtullah Ismajli e Xhemajl Hyseni.

Gjatë ditës, kreu i Gjilanit ka nderuar me mirënjohje edhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nehat Ibrahimi dhe Xhevdet Mehmeti, i cili është kryetar i OVL UÇK’së në Gjilan.

“Sot po i nderojmë figurat dhe autoritetet që kanë dhënë kontribut të veçantë në rritën, zhvillimin dhe prosperitetin për komunën tonë, në këtë rast ish – kryetarët e Gjilanit dhe çlirimtarët, në kuadër të 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit. Respekt deri në gjunjëzim për krejt ata njerëz që kanë bërë shumë për vendin”, ka deklaruar kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.