DYLON

Haziri ndan mirënjohje Post Mortum për humanistin Qerim Çoçaj dhe vendos pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku veproi

Haziri ndan mirënjohje Post Mortum për humanistin Qerim Çoçaj dhe vendos pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku veproi
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e nderimit të personaliteteve që kanë dhënë kontribut për qytetin, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje Post Mortum për humanistin, Qerim Çoçaj, i cili u nda nga jeta në aksidentin tragjik në marsin e këtij viti.

Përpos mirënjohjes, kreu i Gjilanit ka vendosur edhe pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku jetoi e veproi humanisti i Gjilanit.

“Kush e ka mendu që në këtë ditë të çlirimit, në vend se ta urojmë Qerim Çoçaj, po ia dorëzojmë mirënjohjen post mortum familjes së tij dhe po e vendosim pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku ai veproi si humanist i jashtëzakonshëm. Ai u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Është i vetmi që e kemi nderuar si humanist pas vdekjes. Familja duhet të jenë krenarë që e paten!”, ka deklaruar gjatë ceremonisë kryetari Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.