DYLON

Haziri: “Mollëkuqet”, me suksese të shumta në gara të ndryshme

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë nikoqir i fëmijëve nga Festivali I Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet”, të cilët i ka uruar për sukseset e arritura, sikur që i ka inkurajuar për angazhim edhe më të madh gjatë të ardhmes, dhe mbështetjen institucionale për pjesëmarrje edhe në festivalet jashtë vendit.

Haziri ka uruar fëmijët për sukseset e shumta që kanë prekur përmes pjesëmarrjes në festival të ndryshme që nga Gjilani, qytete të ndryshme të Kosovës, pastaj pjesëmarrje në festivalin e fëmijëve në Shkodër, Dibër, Kërçovë, Preshevë dhe qytete të tjera.

EkoHigjiena

“Ju më keni impresionuar me energjinë e madhe dhe sukseset e arritura nga gara të ndryshme anë e këndë trojeve shqiptare. Mbështetja e Komunës do të jetë e përhershme dhe gjithnjë në funksion të krijimit të kushteve më të mira dhe më të lehta për pjesëmarrje nëpër festivale”, ka thënë kryetari, duke i uruar prindërit dhe mësimdhënësit për punën që bëjnë me këta fëmijë dhe me sukseset, që janë krenari e familjeve dhe pse jo edhe e Gjilanit.

Ndërsa, fëmijet që në këtë rast kishte solist, vallëtar, dhe instrumentist, nën përcjelljen e mësueses Arta Haziri-Nuhiu, kanë bashkëbiseduar me kryetarin Haziri, kryesisht për karrierën e tij politike, ngjitjen drejtë majave të sukseseve qeverisëse e politike por edhe për familjen e tij dhe angazhimin në shkollë që nga fëmijëria. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.