DYLON

Haziri: Modeli austriak i banimit social, mundësi për t’u përdorur edhe në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune delegacionin austriak të përbërë nga Gunther Fehlinger, Wolfgan Amann dhe Agron Beka, ku i pranishëm në këtë takim ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Murat Hoxha, të cilët bashkërisht kanë bashkëbiseduar për modelin e Austrisë në fushën e banimit social, model që deri më tani është cilësuar i suksesshëm në shtetin mik të Kosovës.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë qëllim i takimit sot ishte banimi social, rezultatet e arritura dhe përvoja austriake.

EkoHigjiena

“Gjilani është njëra nga qytetet e Kosovës që po shikon mundësinë e përdorimit të modelit të Austrisë në politikat e banimin social dhe angazhimin e përmirësimit të gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale të shumë familjeve që sot kanë problem kulmin mbi kokë. Jemi duke punuar vazhdimisht në përmirësim e gjendjes sa i përket banimit social, në këtë fazë po shohim mundësinë e përdorimit të modelit të Austrisë sa i përket kësaj fushe”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

Ndryshe në këtë takim pos tjerash u tha që strehimi dhe kushtet për jetë, janë elementet bazë për jetën dhe zhvillimin e familjes dhe shoqërisë në përgjithësi dhe zgjidhja e problemit të banimit është hap përpara për të cilin jemi të vendosur të punojmë përherë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.