DYLON

Haziri: Mijëra vullnetarë janë bashkuar në aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Komunën e Gjilanit sot ka filluar aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin”, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovës”, dhe është duke u punuar në eliminimin e shtatë deponive të egra të identifikuara deri më tani.

Udhëheqës i aksionit ishte kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga stafi i tij dhe I rrethuar rrethuar edhe nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, përfaqësuesit e FSK-së, Policisë, OJQ-ve, qytetarëve të shumtë etj.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari Haziri, ka thënë se ky aksion “Ta pastrojmë Gjilanin”, po realizohet në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” dhe do të bëhet eliminimi i shtatë deponive të egra të identifikuara në lagje dhe fshatra të ndryshme derisa ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kujdesen çdo ditë për ambientin.

“Aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin”, ka nisur në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, në 24 majin, si datë e shënuar tashmë prej vitesh, që i kushtohet veçanërisht pastërtisë së hapësirave publike. Sot do të pastrohet në fshatin Shillovë e Muhaxherëve, pastaj Livoçi i Ulët, fshati Velekincë, Livoçi i Epërm, lagja “Zabeli”, “Arbëria”, Dardania” dhe disa deponi të vogëla në Gjilan, poashtu do të bëhet edhe pastrami i gjithë qendrës së qytetit. Jemi të mobilizuar si institucione që sot bashkërisht, me mijëra aktivist – vullnetarë, të largojmë disa qindra tonelata mbeturina nga qyteti ynë”, ka thënë Haziri derisa grumbullonte mbeturinat e hedhura vend e pa vend.

Ai ka potencuar se Gjilani shënon këtë datë për çdo ditë kalendarike dhe në shikim të pare, Gjilani tashmë është një qytet që ka nivel të lartë të pastërtisë përmes përkushtimit me punë të përditshme, mirëpo, ka ende punë që të kemi një ambient çfarë të gjithë bashkërishtë e dëshirojmë.

“Apeloj që të angazhohemi secili nga pozita e vet dhe mundësia që ka që përditë të punojmë në patërti, sikur që gjithnjë të hudhim mbeturinat në vendet e caktuara”, tha ai për fund. ​/2L ONLINE/