DYLON

Haziri: Mezi po pres t`i shoh në qytetin e Gjilanit, skulpturat e gruas, gurbetçarit dhe të tjerat

Haziri: Mezi po pres t`i shoh në qytetin e Gjilanit, skulpturat e gruas, gurbetçarit dhe të tjerat
Avatar photo Redaksia

Në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, janë shpallur sot fituesit e konkursit për skulptura monumentale, të cilat komuna e Gjilanit do t`i vendos në hapësirat publike.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, tha se komisioni ka bërë një punë të mirë me përzgjedhjen e veprave artistike për skulptura që simbolizojnë, prej gruas e deri te gurbetçarët, duke e ditur se Gjilani ka numër të madh të popullatës së vetë jashtë vendit. 

EkoHigjiena

‘Jam i impresionuar me punën e artistëve dhe mezi po pres që t`i shoh të realizuara këto skulptura, sepse Gjilani ka merituar kaherë që t`i ketë këto vepra dhe ja tani po vjen koha me i vendos në vendin e vet këto figura që janë pjesë e historisë dhe të ardhmes sonë dhe që qytetit i japin vlerë”, ka thënë Haziri.

Erson Zymberi, kryetar i komisionit, tha se për monumentin e gruas “Heroina e qytetit” është përzgjedhur punimi i Butrint Morinës.

Për monumentin “Gurbetçari” janë përzgjedhur dy punime, me autor Sali Musliu dhe Rexhep Arifi.

Për monumentin “Sportisti” që u dedikohet të gjithë sportistëve, është përzgjedhur punimi i Sali Musliut.

Për monumentin ,,Drama shqipe” dedikuar teatrit të qytetit, punimi i autorit Bekim Korça. 

Për monumentin kushtuar ‘Tolerancës dhe paqes’ që u dedikohet qytetarëve të Gjilanit të cilët i karakterizon toleranca, mirëkuptimi dhe traditat, është përzgjedhur punimi i Kushtrim Beqirit.

Komisioni ka qenë i përbërë nga: Erson Zymberi, Qamil Llapashtica dhe Miradije Shahiqi Maliqi.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.