DYLON

Haziri: Mësuesit tanë na mësuan udhën e rëndë të shkronjave shqipe

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit sot në Gjilan është shënuar 7 Marsi, Dita e Mësuesit, duke mbledhur numër të madh të mësimdhënësve të shkollave të Gjilanit. Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kujtuar mësuesin e parë dhe kontributin e jashtzakonshëm që brezi sot të jetë këtu ku është.
“Lavdi e përjetshme për të gjithë ata mësues që sot nuk janë në mesin tonë. Ata kanë dhënë shumë, kanë sakrifikuar dhe atë jo vetëm për arsimin e Kosovës. Mësuesit tanë janë ata që na mësuan udhën e rëndë të shkronjave dhe kështu të gjithë ne bashkërisht hymë në rrugën e gjatë të mësimnxënies. Kuadrot që dalin nga ju mësimdhënës sot janë jo vetëm kuadro të Kosovës por edhe më gjerë në gjithë botën, sepse sot bota është shumë e vogël dhe falë talentit të rinisë ne sot jemi gjithkund nëpër botë në rrafshin e konkurencës mes të rinjve dhe duke marrë mirënjohje dhe medalje të shumta”, ka thënë kryetari Haziri në fjalën e tij.

“Janë dy vendime kryesore në jetën e njeriut, i pari që ka të bëjë me profesionin që zgjedhim dhe i dyti me martesën që kemi, në rastin se këto dy vendime janë të suksesshme, sigurisht që edhe rezultatet nuk mungojnë, por udhëzuesit e drejtëpërdrejtë në përzgjedhjen e vendimit më të mirë janë mësuesi dhe nëna”, tha kreu I Gjilanit.

EkoHigjiena

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nazmi Musa, ka uruar të gjithëve 7 Marsin, duke potencuar se u bënë 129 vjet nga hapja e parë e mësonjtores së parë shqipe dhe është rrugë shumë e gjatë që është bërë deri më tani në edukimin e brezave të tërë të arsimit ndër vitesh.

“7 Marsi është ditë e bekuar e historisë shqipe. Bashkë me ditën e mësuesit, ne po përkujtojmë edhe Epopenë e Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave të okupatorit serb. Robëria nën sundime të ndryshme romake, otomane, sllave etj, nuk na lanë të shohim dritë duke u përcjellë me robëri, vuajtje dhe luftëra të përgjakshme. Në këtë datë historike ne poashtu sot kujtojmë edhe investimet e mëdha që janë bërë për këto dy vjet në fushën e gjerë të arsimit, falë edhe mbështetjes së madhe të kryetarit Haziri, por edhe miqve të shumtë-organizatave të shumtë qeveritare si USAID, GIZ, UNDP, TiK-a e shumë organizata të tjera”

Gjithashtu, ky takim është përcjellë edhe me pika të ndryshme kulturore-artisitikë të përgatitura nga nxënësit e shkollave të komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.