DYLON

Haziri: Mësuesit janë heronjtë tanë të gjallë!

Haziri: Mësuesit janë heronjtë tanë të gjallë!
Avatar photo Redaksia

“7 Marsi – Rezistenca e mësuesit, si luftëtar i dijes në kohë të vështira, është hapi më i madh i pavarësimit të arsimit shqip, duke e krijuar besimin për pavarësi dhe Republikë. Por, fatkeqësia e madhe është se ata ishin të përjashtuar edhe nga dialogu social, pasi dhe qeveria i kishte mbyllur dyert për ta”, ka thënë Lutfi Haziri, kreu i LDK-së së Gjilanit.

Ai shtoi se në këtë ditë, nuk mund ta harrojmë kryetaren e parë të Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, mësuesen tashmë të ndjerë, Makfire Vokshi, e cila ishte dhe mbetet mësuese e të gjithëve për udhën e lirisë e pavarësisë.

EkoHigjiena

“Sot i kujtojmë edhe Nazmi Musën e Mexhit Hazirin, dhe përmes tyre, nderojmë të gjithë mësuesit e mësueset të cilët nuk janë në mesin tonë. Ata kanë dhënë shumë, kanë sakrifikuar dhe atë jo vetëm për arsimin e Kosovës”, ka thënë Haziri i LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.