DYLON

Haziri merr pjesë në konferencën përmbyllëse të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë

Haziri merr pjesë në konferencën përmbyllëse të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i LDK-së, Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, si Anëtar Nderi, ka marrë pjesë sot në konferencën përmbyllëse të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë.

“Jam i nderuar që në pozitën e Anëtarit të Nderit, sot isha pjesë e panelit në konferencën përmbyllse të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë?‍?

EkoHigjiena

Artisti britanik i fotografisë, James Biggs, pas një aksidenti humbi shikimin. Pas kësaj, ai e ngjyrosi në të bardhë shkopin e tij të cilin e përdorte për të gjetur rrugën. Me këtë ai synonte që ta mbronte veten duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

Me këtë filloi edhe përdorimi i shkopit apo mbajtja e shkopit të bardhë nga personat e verbër.

Me kalimin e kohës shkopi i bardhë u shndërrua në shenjë dalluese për personat e verbër. Ky shkop në vitin 1931 për herë të parë u njoh si simbol i “Javës së të Verbërve”, të organizuar nga Organizata e të Verbërve të Francës.

Në botë çdo vit java e dytë e muajit tetor, pra në datat 15-22 jtetor shënohet si “Java e Shkopit të Bardhë të të Verbërve’.

I kujtova komunitetit të të verbërve që nga koha kur isha deputet, isha edhe anëtar i komisionit, për hartimin e Ligjut 04/L-092 Ligj për të Verbërit dhe me të pamur të dobësuar. Ligj i cili filloi të zbatohet që nga viti 2013, por fatkeqsisht Neni 7 i këtij ligji nuk gjen vend për zbatim nga Qeverija aktuale.

Kam punuar ngusht me Shoqatën e të Verbërve dhe Handikos-in sa isha Kryetar i Komunës së Gjilanit. Së bashku me Bajramin e Fatmirin, përfaqësues legjitim, me shumë vullnet mirëpritën edhe hapjen e shoqatës Down Sindrome Kosova-Dega në Gjilan, Koordinatore e së cilë ishte znj. Almedina Morina, e cila zyrtarisht pati filluar punën më 4 mars 2019”-, tha Lutfi Haziri në takim. /2LONLINE/