DYLON

Haziri merr pjesë në hapjen e një resorti në Karadak, nis promovimi i turizmit malor

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpuëntorë, ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të “Resort Maja Zezë”, në fshatin Stanqiq të Grykës së Karadakut, që është afër kufirit me Maqedoninë. Kryetari i Gjilanit, në fjalën e tij përshëndetëse, ka përgëzuar pronarin dhe investitorin Arsim Halimi, një bashkatdhetar nga Gjeneva e Zvicrës, të cilin e ka cilësuar si shembull të mirë të investitorit.

“Arsimi është shembulli më i mirë i një bashkatdhetari, i cili me mjetet e fituara në Zvicër, ka ardhur dhe ka investuar në vendlindje. Hapja e këtij resorti do të ndikoj shumë në zhvillimin e dhe promovimin e turizmit malor në Grykën e Karadakut. Në këtë resort, po ashtu, janë krijuar vende të reja pune. Unë i kam dhënë mbështetje pronarit që prej nisjes së këtij resorti. Në Gjilan, kemi krijuar kushte tejet të favorshme për investitorët e huaj dhe tashmë po shihen rezultatet. I uroj shumë suksese pronarit të këtij resorti”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri është shprehur se po e bënë maksimumin që sivjet të hapet vendkalimi kufitar Stanqiq-Bellanoc, për të cilin tha pos që do të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, do të ndikojë edhe në zhvillimin lokal ekonomik dhe të turizmit malor.

Pronari i “Resort Maja Zezë”, Arsim Halimi, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe që tha se ia ka dhënë në funksionalizimin e këtij biznesi familjar në këtë pjesë të Karadakut.

“Unë, fillimisht dua ta falënderoj kryetarin Lutën për mbështetjen që na e ka dhënë në gjatë vizitës në Gjenevë. Pasi ia prezantuam projektin, kryetari na inkurajoi që të nisim investimin dhe na garantoi se nuk do të kemi kurrëfar problemi sepse me investitorët e huaj zhvillohet shumë Karadaku”, ka thënë Halimi.

Përndryshe, “Resort Maja Zezë” ka nisur të ndërtohet 3 vite më parë dhe sipas pronarit, ky nuk është investimi i fundit në këtë pjesë të Grykës së Karadakut. /2L ONLINE/