DYLON

Haziri merr konfirmimin e Selimit për mbështetje të Gjilanit për efiçiencën e energjisë

Haziri merr konfirmimin e Selimit për mbështetje të Gjilanit për efiçiencën e  energjisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune koordinatorin kombëtar të fondit investiv të Qeverisë amerikane Millennium Challenge Corporation (MCC), Petrit Selimi, i cili shoqërohej nga Sarah H Olmstead dhe Burim Hashani, drejtor për energji.

Pasi i ka falënderuar për vizitën, kryetari Haziri ka ofruar gatishmërinë e bashkëpunimit, përderisa ka marrë konfirmimin e përfaqësuesve të MCC për mbështetje ndaj Gjilanit në aspektin e efiçiencës së energjisë.

Ndryshe, në vitin e kaluar, Bordi i Korporatës për Sfida të Mijëvjeçarit, që udhëhiqet nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ka marrë vendimin për ndarjen e afër 50 milionë dollarë për programin “Threshold” në Kosovë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.