DYLON

Haziri merr garanca nga qeveria e Alberta-s për investime në sektorin e agrokulturës në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjatë ditë së dytë të vizitës zyrtare në Kanada, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pati një takim me drejtorin për Europë në Ministrinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Albertës, Phil Burke, si dhe një takim tjetër me zëvendës presidenten për Programe Ndërkombëtare të Universitetit të Albertës, Britta Baron.

Në takimin ne z. Burke, kryetari Haziri u njoftua me prioritetet e Qeverisë së Albertës në lidhje me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërjmet Komunës së Gjilanit dhe departamenteve përkatëse që merrën me zhvillim ndërkombëtar të Qeverisë së Alberta-s.

EkoHigjiena

Ndër temat kyçe të diskutuara me z. Burke ishte edhe cështja e zhvillimit të agrokulturës dhe përfitimeve që Komuna dhe rajoni i Gjilanit mund të kenë nga Departamenti i Agrokulturës së Albertës.

Burke shprehu gatishmërinë e Ministrisë së tij dhe Qeverisë së Alberta-s për të bashkëpunuar me kryetarin Haziri që në një të ardhme të afërt të krijohen lidhje ekonomike dhe tregtare në mes të sektorëve përkatës të tregut në Alberta dhe atyre në Gjilan e Kosovë.

Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Albertës që në bashkëpunim me kryetarin Haziri të punojnë në përgatitjen dhe realizimin e një vizite me mision ekonomik e tregtar në Komunën e Gjilanit.

“Sfida e zhvillimit ekonomik kërkon përkushtim multidimensional. Neve na duhen partnerë nëpër botë, e sidomos nëpër vendet mike siç është Kanadaja për të realizuar projekte zhvillimore. Andaj, unë jam optimist se së bashku me miqtë tanë këtu, ne do të mund të bëjmë punë të hajrit që na ndihmojnë në tejkalimin e kësaj sfide,” ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Ndërsa në takimin me zëvendës presidenten e Universitetit të Albertës, një prej universiteteve më të mira në botë, dhe më të mëdhaja në Kanada, me rreth 38,000 studentë, është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sferën akademike dhe universitare.

Mirënjohje e veçantë u shpreh për Programin Ballkanik të Paqës që realizohet në Gjilan që nga viti 2012 dhe që njihet si shkollë verore akademike ndërkombëtarisht përmes Universitetit të Albertës. Udhëheqësi i këtij programi dhe njëherësh shoqëruesi i Kryetarit Haziri në këtë vizitë në Kanada, Faton Bislimi, paraqiti si kërkesë krijimin e mundësisë për realizimin e një programi veror këtu në Edmonton në kampusin e Universitetit të Albertës për studentë të dalluar nga Gjilani.

“Si qendër universitare, tanimë Gjilani ka nevojë për ngritje të vazhdueshme të lidhjeve më institucione akademike ndërkombëtare. Shkëmbimet akademike janë shumë frytdhënëse. Ne tani kemi dhjetëra miq të Gjilanit nëpër botë përmes studentëve të huaj që ishin pjesë e Programit Ballkanik të Paqës këto vitet e fundit. Këto miqësi janë ura lidhëse ne mes individëve, familjeve, shoqërive, por edhe kulturave e shteteve”, ka thënë kryetari Haziri.

Nga ana e saj, znj. Baron siguroi kruetarin e Gjilanit se në bashkëpunim të ngushtë edhe me Bislimin, që ka kryer studimet e doktoraturës në këtë universitet, do të gjejnë modalitetet e duhura të organzimit të shkëmbimit të studentëve gjilanas përmes një programi veror akademik që do të mbahet në Universitetin e Albertës. /2L ONLINE/