DYLON

Haziri merr detyrën e kryetarit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryetari i ri i komunës së Gjilanit  Lutfi Haziri dhe ish kryetari i komunës Qemajl Mustafa kanë shtrënguar duart në aktin formal të dorëzim pranim të detyrës së kryetarit të komunës. Me këtë rast , ish kryetari Mustafa ka thënë se ky akt shënon përfundimin e një mandati dhe fillimin e një mandati të ri. Mustafa ka thënë se kjo është demokracia  dhe se  vlerë e saj janë rotacionet, ndërrimet e rifreskimet në sferën politike e shoqërore.

Ai i ka uruar Hazirit punë të suksesshme në mandatin e tij duke u ofruar bashkëpunues, e duke thënë se eksperienca e tij dhe e stafit të tij, që ishte përgjatë këtij mandati që po përfundon sot,  është e gatshme nëse kryetari i ri ka nevojë për këtë.

EkoHigjiena

Mustafa ka thënë  do të jenë  të organizuar si opozitë, plotësisht analizuese, konstruktive dhe kontributdhënëse për të mirën e Gjilanit dhe qytetarëve të saj.

Nga ana e tij, kryetari i ri i Gjilanit, Lutfi Haziri ka  falënderuar ish kryetarin e komunës dhe ekipin e tij për angazhimet që i kanë pas përgjatë mandatit të tyre, ndërsa ka thënë se  parimi i kontinuitetit është kulturë politike e tij andaj kjo edhe tani do të vlejë. Do të vazhdojnë pjesa më e madhe e projekteve të kryhen, ndërsa për ato që ka nevojë do të ketë revidim.

Haziri  tha se është për bashkëpunim sepse Gjilanit i nevojitet uniteti politik  pasi në nivel të përgjithshëm ka qenë e diskriminua kjo komunë, sidomos kur janë në pyetje investimet kapitale.

Ai  tha se shërbyesit civil dhe zyrtarë të tjerë  nuk duhet ta shohin këtë ditë si një ditë e ndryshimit të madh për ta, por si ndërrim që solli forca e demokracisë  dhe se duhet të vazhdohet të punohet së bashku.

Përndryshe , në agjendën e kryetarit të ri për sot janë paraparë takime të shumta por pritet edhe emërimi i  ushtruesve të postit të drejtorëve në Drejtorive Komunale. / 2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.