DYLON

Haziri: Mërgimtarët tanë janë vlerë kombëtare

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri gjatë muajit korrik ka pritur qindra mërgimtarëshqiptarë që jetojnë në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjetiu. Në mesin e mërgimtarëve, kryetari Haziri ka takuar edhe zviceran, të cilët kanë ardhur për ta vizituar Gjilanin së bashku me shqiptarët.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri gjatë këtyre takimeve i ka falënderuar qytetarët tanë që jetojnë në diasporë për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në zhvillimin e Gjilanit, Anamoravës dhe mbarë Kosovës.

“Komuna e Gjilanit ndihet krenare me gurbetçarët tanë që jetojnë në Europë e Amerikë e kudo në botë. Për këta dy muaj sa qëndrojnë në Gjilan, janë vlera më e madhe që ne e kemi në Komunën tonë. Falënderim përjetë për punën e madhe që e kanë bërë për zhvillimin e Komunës sonë”, ka thënë kryetari Haziri.

I pari i Komunës së Gjilanit edhe në ditët në vijim do të pres në takim në zyrën e tij bashkatdhetarë të shumtë, të cilët i kanë sjellë veç të mira Komunës së sonë gjatë disa dekadave./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.