DYLON

Haziri: Me realizimin e projekteve milionëshe, Livoçi i Ulët po bëhet paralagje e qytetit

Haziri: Me realizimin e projekteve milionëshe, Livoçi i Ulët po bëhet paralagje e qytetit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit të Fshatit të Livoçit të Ulët, Sami Mehmeti dhe asambleistin Rijad Elezi, të cilëve u ka rikonfirmuar investimet e mëdha në infrastrukturë, në këtë fshat.

Kryetari Haziri theksoi se me realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në vlerë milionëshe, Livoçi i Ulët po bëhet paralagje e qytetit.

“Përfundimisht, me investimet milionëshe, Livoçi po bëhet paralagje e qytetit. Tashmë jemi në finalizim të hyrje daljes Gjilan-Livoç i Ulët, ndërkaq e kemi realizuar projektin shumë të rëndësishëm, rrugën Livoç-Cernicë. Ua rikonfirmova Këshillit të ri të zgjedhur javë më parë edhe nënshkrimin e kontratës afro gjysmë milioni euro për ndërtimin e rrugëve brenda fshatit dhe rrjetit ujërave të zeza. Jam shumë i lumtur që Livoçin po e integrojmë në zonën urbane”, theksoi Haziri.

EkoHigjiena

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Fshatit në Livoç të Ulët, Sami Mehmeti dhe asambleisti Rijad Elezi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe në realizimin e projekteve komunitare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.