DYLON

Haziri: Më keni bërë krenar me gatishmërinë tuaj për të ndihmuar njerëzit në nevojë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLIN) – Komuna e Gjilanit informon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë se deponimi i mjeteve financiare në kuadër të Mbrëmjes Humanitare, për familjet në nevojë, me moton “Pak nga ne, shumë për ata”, mund të bëhet në Bankën Kombëtare Tregtare .

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, falënderon të gjithë qytetarët anë e mbanë botës shqiptare për gatishmërinë e treguar për ndihmën e treguar për këtë kategori të shoqërisë sonë.

EkoHigjiena

Hairi ka informuar të gjithë ata se premtimi dhe grumbullimi i mjeteve financiare po vazhdon ende dhe publiku do të informohet në ditët në vijim për shumat e grumbulluara për këtë Fond.

“Ju falënderoj të gjithëve që keni mbështetur dhe përqafuar thirrjen e Komunës së Gjilanit për të ndihmuar njerëzit që kanë problem kulmin mbi kokë. Me zotimin tuaj të treguar në natën e mbrëmjes humanitare për këtë qëllim, i cili po vazhdon ende, më keni bërë krenar sepse qëllimi ynë i përbashkët është krijimi i kushteve më të mira për qytetarët që kanë problem banimin dhe strehimin”, ka thënë Haziri, duke shtuar se Komuna e Gjilanit po i bënë evidentimin e të gjitha zotimeve të qytetarëve.

Për detajet e deponimit të mjeteve financiare ju lutem shihni të dhënat e sakta më poshtë: /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.