DYLON

Haziri: Me investimet në infrastrukturë, “Lagja së Vishnjeve” më nuk është lagje e harruar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka vizituar sot punimet në realizimin e kanalizimit në “Lagjen e Vishnjeve”, i cili ka një gjatësi prej 1700 metrash dhe me kosto afro 40 mijë euro.

Kryetari Haziri tha se ndërtimi i rrjetit kryesor të kanalizimit në këtë lagje ka qenë shumë i domosdoshëm për banorët e kësaj lagjeje, e cila sipas tij ka qenë lagje e anashkaluar nga të tjerët.

EkoHigjiena

“Tashmë e filluam këtë projekt të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në “Lagjen e Vishnjeve”, projekt ky tejet i rëndësishëm për këta banorë. Punimet pritet të përfundojnë brenda afatit optimal dhe përfundimisht kjo lagje më nuk është e harruar dhe e anashkaluar. Në këtë lagje e kemi rregulluar edhe ndriçimin, sikurse që të gjitha rrugët janë trajtuar me zhavor dhe pritet edhe asfaltimi i tyre”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Për rëndësinë e këtij projekti ka folur edhe banori i lagjes, Demush Vokshi, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri, që siç tha, “po i mban premtimet për investime që i ka dhënë në këtë lagje, në fushatën elektorale dhe po na e bënë jetën të dinjitetshme”.​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.