DYLON

Haziri: Me hapjen e rrugëve të reja, po iu mundësojmë qytetarëve qarkullim më të lehtë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka vizituar sot punimet në hapjen e rrugëve në lagjen “Fidanishte”, te “Livadhet e Arapit”, “Dheu i Bardhë” dhe rrugët tjera qytet.

Kreu i Gjilanit theksoi është shumë i kënaqur që qytetarëve të Gjilanit, me investimet në infrastrukturë, po iu mundësohet një qarkullim më i lehtë, pasi tashmë po hapen rrugët që janë të domosdoshme.

EkoHigjiena

“Po i vazhdojmë investimet në infrastrukturën bazike gjithandej territorit të Komunës. Në këto lagje ka qenë e domosdoshme të hapen rrugët e reja sepse në këtë mënyrë po u mundësojmë qytetarëve qarkullim më të lehtë dhe më të mirë, sikurse që po parandalohet kaosi në komunikacion. Në disa lagje jemi në fazën e shtrimit me zhavor e më pas asfaltimi, ndëkaq në shumë shumë lagje të tjera jemi në fazën e fundit të punimeve, në asfaltimin e rrugëve”, u shpreh Haziri.

Kryetari Haziri ka pohuar se me dinamikë edhe më të madhe do të vazhdojnë t’i realizojnë projektet infrastrukturore sipas planit të paraparë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.