DYLON

Haziri: Më 30 dhjetor do të raportoj në Kuvend

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka paralajmëruar se në seancën e fundit të këtij viti do të raportoj për punën nëntë mujore të këtij viti, duke bërë me dije se buxheti për vitin 2015 ka thyer kufijtë dhe do të rritet për 4.2 milionë euro.

“Më 30 dhjetor, në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, unë do të paraqes raportin nëntë mujor dhe do të përgatis raportin vjetor. Po ashtu, jemi duke punuar edhe në përgatitjen dhe projektimin e tremujorit të parë të punëve që na presin për vitin e ardhshëm”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

“Duke shpresuar se do të miratohet në Kuvendin e Kosovës buxheti, Gjilani hyn me një buxhet që i kemi thyer edhe kufijtë buxhetor për 4.2 milionë euro më shumë se sa vitet e kaluara. Nuk do të thotë se jemi të kënaqur me këtë, por do të punojmë edhe më shumë që vitit tjera të krijojmë një rritje tjetër. Jemi duke punuar shumë në sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe sektorë të tjerë. Po ashtu shumë jemi duke punuar në fushën e investimeve kapitale ku kemi një përmirësim të ndjeshëm”, është shprehur kreu i Gjilanit.

“Kemi planifikuar 1.2 milionë euro rrugë të fshatrave, 1.3 milionë euro në rrugë të qytetit. Do të punojmë shumë në infrastrukturën bazike gjatë vitit të ardhshëm, në mënyrë që t’i përmbyllim të gjithë ato kërkesa qytetare, në vendbanimet e territorit të Komunës së Gjilanit në mënyrë që Gjilani të çlirohet njëherë e përgjithmonë, sa i përket infrastrukturës së qarkullimit më të mirë”, ka thënë Haziri, duke u zotuar në më shumë punë para miratimit në Kuvend dhe çdo vit tjetër buxhetor, në mënyrë që të arrijmë atë që prej vitesh Gjilanit i ka munguar.

“Gjilanit viteve të fundit i ka munguar kujdesi shtetëror. Kujdesi shtetëror ndaj një qyteti dhe ndaj një qytetari tregohet atëherë kur ndan buxhet të drejtë për ta”, pohoi i pari i gjilanasve./2L ONLINE/