/2L ONLINE/ – Tek sektori i Zhvillimit Ekonomik, kreu i Komun[s Lutfi HAziri tha se kemi trend pozitiv në regjistrimin e bizneseve të reja, përderisa theksoi se për nëntë muaj janë krijuar mbi 1 mijë vende të reja pune nga partneritete të ndryshme me donatorët, duke shtuar se më shumë se 400 biznese kanë përfituar në forma të ndryshme.
“Është realizuar me sukses Panairi Regjional “Gjilani 2016”, Panairi i makinave “Auto-Shoë”.Në bashkëpunim me organizatën gjermane “Help”, 46 mikro-biznese janë përfitues të granteve, me nga 2 mijë euro, të cilët, janë kryesisht zejtarë të Gjilanit.Valorizimi i tregtisë tradicionale dhe potenciali socio – ekonomik, ky program ka shpërndarë 28 grante në vlerë prej 2 mijë euro për zejtarët.Nga marrëveshja me KfË, Komuna e Gjilanit përfiton mbi 1 milion euro, që do të investohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit. Këtu duhet përmendur edhe ndërtimin e parkut në lagjen “Dardania”, i cili dëshmua të jetë tejet i rëndësishëm”, ka deklaruar kryetari Haziri.
Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për media, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se e bënë krenar fakti që pas mbrëmjes humanitare janë ndëruar 36 shtëpi për familjet në nevojë, 38 familjeve po ua paguajnë qiratë, derisa 40 familjeve po ua renovojnë shtëpitë.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe janë renovuar të gjitha qendrat shëndetësore, 1121 familjeve po i jepet asistenca sociale, duke shtuar semijëra gjilanas që iu kanë drejtuar shëndetësië primare, kanë marrë shërbime profesionale. /2L ONLINE/