DYLON

Haziri mbështetë rekomandimet e Kuvendit për çështjen e Ecohigjienës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ndonëse nuk mori pjesë në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit ku u diskutua për çështje e Kompanisë Ecohigjiena, kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se i mbështet fuqishëm rekomandimet që dolën në fund të kësaj seance.

Ja postim i tij i plotë:

EkoHigjiena

“Mbështesë fuqishëm rekomandimet e Kuvendit Komunal të Gjilanit për t’ia dhënë edhe një mundësi partnerit privat në “Eco-Higjiena”, por kërkojmë nga ta që t’i përmbushin obligimet financiare. Gjatë kësaj faze, duhet të zgjedhet ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv, kthimi në punë i të gjithë punëtorëve të larguar si dhe vazhdimi i bisedimeve mes partnerëve, deri në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme. Këto mosmarrëveshje duhet të përfundojnë njëherë e përgjithmonë. LH”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.