DYLON

Haziri mbështet projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune Kancelarin ipeshkvor, të Ipeshkvisë së Kosovës, Dr. Don Shan Zefi, me të cilin kanë biseduar për mbështetjen e projektit në investimet që do të bëhen në kishën e “Shën Anës”, në fshatin Dunav, por edhe për projekte të cilat kanë qëllim trashëgimin kulturore e fetare dhe harmonizimin e shënimit të datave të rëndësishme kalendarike në Gjilan.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se me kancelarin ipeshkvor, kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe harmonizimin e aktiviteteve për trashëgimin kulturore dhe fetare në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Kemi biseduar përgjithësisht për jetën kulturore dhe fetare në Komunën e Gjilanit. Jemi të përkushtuar për koordinimin tonë të përbashkët dhe aktiv në organizime të ndryshme për të mirën e vlerave tona historike, fetare, kulturore, shoqërore dhe kombëtare që i kemi në Gjilan. Do të jemi pjesë e mbështetjes në përkujdesjen që është ndërmarrë për kishën e “Shën Anës”, por edhe për projekte të tjera të kësaj natyre në ruajtjen e vlerave kulturore të trashëgimisë historike dhe fetare në vendin tonë”, tha ndër të tjerash kryetari Haziri, duke shtuar se bashkëpunimi me Kishën Katolike do të jetë edhe sa i përket shënimit të datave të rëndësishme kalendarike.

Komuna e Gjilanit ka mbajtur takime të shumta me udhëheqësit e të gjitha komuniteteve fetare për të promovuar vlerat dhe dallimet që janë në mesin e qytetarëve tanë, duke insistuar ruajtjen dhe restaurimin e këtyre vlerave.

Për ndryshe, Gjilani tashmë është vlerësuar nga shumë organizata si qytet shembull i kultivimit të tolerancës ndërfetare dhe ndëretnike. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.