Haziri: MASHT nderoi Gjilanin duke ia dhënë epitetin “Qyteti i Abetares”
/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Ministrinëe Arsimit të Republikës së Kosovës, ka shënuar sot “Festën Abetares”, me njëprogram të pasur kulturor-artistik, të përgatitur nga fatosate shkollave nga Gjilani, Presheva dhe qyteti iBajram Currit nga Shqipëria.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ministri iMASHT-it, Arsim Bajrami, sikurse edhe përfaqësues nga policia dhe institucionet tjera.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknoligjisë, Arsim Bajrami, tha se rruga që e ka ndjekur abetarja, ka e qenë rrugë plot sakrifica gati dy shekullore, duke shtuar se përmes abetares dhe shkollës, kemi arritur ta ruajmë shpresën e kombit tonë për njëtë ardhme të sigurtë.
“Sot, po e festojmë festën e Abetares, ngjarje kjo historike që të gjithë neve na bënë krenar për rugën e edukuimit dhe emancipimit që kemi kaluar. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka sot, jo vetëm abetarja, por në përgjithësi edukimi cilësor sepse kemi këta fatosa, kemi nxënës, që sot janë krenaria jonë dhe që meritojnë një arsim dhe edukim cilësor për të ndërtuar një të ardhme të ndritur”, tha Bajrami, duke shtuar se sot, në të njejtën kohë, po e festojmëedhe 5-vjetorin abetares së përbashkët, e qëështë një e arritur shumë e madhe.
Kryetari Haziri e falënderoj ministrin Bajrami për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Gjilanit, sikurse edhe drejtorin e DKA-së, Nazmi Musa, duke thënë se së bashku me drejtotrët e shkollave, po bënë një angazhim të pashoq, për të pasur një arsim sa më cilësor dhe një qytet të abetares çfarëështë sot.
“Më bënë nderë të veçantë qëMASHT ia ka dhënëkëtë vit Gjilanit epitetin “Qytetii Abetares”, sikur që naka bërë nderë dhe prezenca e fëmijëve nga Presheva dhe Bajram Curri i Shqipërisë, që së bashku me fëmijët e Republikës së Kosovës, të festojmë një festë të përbashkët, ABC-në dhe përmbylljen me sukses të mësimit të Abetares”, tha Haziri.
Ai ka njoftuar se Gjilani është në një konkurrencë të hapur të marrjes së statusit “Qytet i Mençur”, si Komuna e parë e cila ka aplikuar nga Republikën e Kosovës.
“Ju njoftoj se ne jemi në një konkurrencë të hapur që të marrjes së statusit “Qytet i Mençur” si Komuna e parë e cila ka aplikuar nga Republikën e Kosovës për shkak të standardeve dhe qytet të mençur e bënë vetëm një qytet i cili ka dije, nivel akademik dhe ky nivel ështëi kuzhtëzuar me suksesin e fëmiljëve të klasës së parë. Ju uroj nga zemra, dhe jam i lumtur shumë që kjo ditë e mirëi dha Gjilanit epitetin e Naum Veqilhargjit dhe të abetares”, tha Haziri.
Me fjalë përshëndetëse para të pranishmëve ka pasur edhe Hajrie Hoxha, përfaqësuese nga qyteti i Bajram Currit dhe Besa Sahiti, përfaqësuese nga Lugina e Preshevës, të cilat janë shprehur se ndihen të nderuar me pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme për arsimin shqip.
Në fund, Ministria e Arsimit ka ndarë mirënjohje për të gjitha shkollat pjesëmarrëse në këtë ngjarje. /2L ONLINE/

